Sonte fillojnë inspektimet në katër komuna, kush nuk respekton masat anti-COVID do të gjobitet

Aktuale

Sonte fillojnë inspektimet në katër komuna, kush nuk respekton masat anti-COVID do të gjobitet

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Inspektorati Sanitar dhe ato komunale sonte do të zhvillojnë një aksion për të parë nëse po zbatohen masat anti-COVID të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Ekipet e Inspekcioneve do të vendosen në pesë komuna:

Në Prishtinë (pesë grupe), Ferizaj ( tre grupe), Mitrovicë( dy grupe), Prizren (katër grupe), Gjilan ( tre grupe).
Aksioni do të filloj nga ora 21:00.

Media ka arritur të siguroj formën e gjobave që do t’u shpërndahen atyre që marrin dënim.

Sipas vendimit të qeverisë dënimet do të jenë deri në 8 mijë euro, ose dënim me burgim deri në 12 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat