Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij Jahir Bajram Demaliaj

Aktuale

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij Jahir Bajram Demaliaj

Nga: D.B. Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:42
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij Jahir Bajram Demaliaj.

Ai ka thënë se Jahir Bajram Demaliaj, njëherit ishte vëllai i dëshmorit Jakub Demaliaj.

"Ngushëlloj me këtë rast kolegun tim Shkumbinin, familjen dhe të gjithë bashkëluftëtarët. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës".

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Jahir Bajram Demaliaj, njëherit vëllau i Dëshmorit Jakub Demaliaj. Sot ndaj dhembjen me këtë familje atdhetare që dha shumë në shërbim të kombit. Ngushëlloj me këtë rast kolegun tim Shkumbinin, familjen dhe të gjithë bashkëluftëtarët. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat