Hashim Thaçi e dekoron Halil Kastratin me Medaljen “Shën Tereza”

Aktuale

Hashim Thaçi e dekoron Halil Kastratin me Medaljen “Shën Tereza”

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 19:48
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Halil Kastratin me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza”.

“Humanizmi ka qenë me shekuj shtyllë e shoqërisë sonë. Në ditë të këqija dhe ditë të mira dimë gjithnjë të jemi pranë njëri-tjetrit. Halil Kastrati sot është një prej humanistëve më të mëdhenj në vendin tonë, i cili mbështetjen për njerëzit në nevojë e ka shndërruar në mision jetësor.”, ka thënë ai.

“Për humanizmin e dëshmuar, Halil Kastratin sot e dekorova me Medaljen Presidenciale “Shën Tereza””, shton Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat