Musliu – Shoshi: Vendimi i për Kartonin e Gjelbër, gjysmak: Tashmë pushimet e bashkatdhetarëve kanë përfunduar!

Aktuale

Musliu – Shoshi: Vendimi i për Kartonin e Gjelbër, gjysmak: Tashmë pushimet e bashkatdhetarëve kanë përfunduar!

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 19:49
Ariana Musliu – Shoshi

Ariana Musliu – Shoshi, deputete e PDK-së, njëherit Anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se heqja e kostos për mërgimtarët që hyjnë në Kosovë, është vendim i mirë, por gjysmak.

Sipas saj, ky vendim është marrë në kohën kur tashmë pushimet kryesore të bashkëatdhetarëve janë në përfundim e sipër.

Ky është postimi i plotë:

Për seancën e radhës kam dorëzuar pyetjen parlamentare për Kryeministrin Hoti në lidhje me Kartonin e Gjelbërt, se cili është plani i qeverisë në lidhje me heqjen apo mbulimin e kostos për qindra mijëra mërgimtarë të cilët detyrohen të paguajnë me rastin e hyrjes në Kosovë.

Sot, Qeveria njoftoi se e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër nga 1 gushti deri 31 dhjetor të këtij viti.

Më duhet të them se vendimi i tillë është i mirë por gjysmak. Ky vendim u mor në kohën kur tashmë pushimet kryesore të bashkatdhetarëve janë në përfundim e sipër, si dhe vetëm për pesë muajt e ardhshëm. Qeveria nuk tregoi se cili është plani i saj për vitet e ardhshme, por vetëm për më pak se gjysmën e këtij viti.

Image
Letra
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat