“Ja si fshihen cubat prapa logos së UÇK-së”, burri i Albulena Haxhiut e zbulon se cili nga deputetët e PDK-së e keqpërdori buxhetin e Kosovës

Aktuale

“Ja si fshihen cubat prapa logos së UÇK-së”, burri i Albulena Haxhiut e zbulon se cili nga deputetët e PDK-së e keqpërdori buxhetin e Kosovës

Nga: N. H Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:13
Albulena Haxhiu dhe Alban Krasniqi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i ish-deputetes Albulena Haxhiu ka bërë një koment, ku ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të një deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi në postimin e tij në Facebook, ka akuzuar deputetin Sejdi Hoxha, se ka shpenzuar 8150 euro vetëm për një vit për telefonata.

Zyrtari i VV-së thotë se ish kryeshefi i Postës, është nipi i arkitektit të aferës mafioze multimilionëshe “TOKA”, Azem Sylës.

Ja shkrimi i tij:

Ja si fshihen cubat prapa logos së UÇK-së

Ish kryeshefi i Postës, nipi i arkitektit të aferës mafioze multimilionëshe "TOKA", Azem Sylës.

Deputeti...dihet i PDK-së Sejdi Hoxha.

➡️8150 euro vetëm për një vit për telefonata.

➡️3️⃣5️⃣0️⃣,0️⃣0️⃣0️⃣ €uro i ka kushtuar xhepit tonë të shqyer e të vjedhur mbajtja e këtij debili në pozitën që veç cubash ka mujt me e marrë dhe me e mbajtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat