Hyseni takon Limajn e Hoxhajn, i evitojnë mospajtimet për koordinatorin

Aktuale

Hyseni takon Limajn e Hoxhajn, i evitojnë mospajtimet për koordinatorin

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:18
Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Skender Hyseni

Kërcënuan me dalje nga koalicioni për shkak të emërimit të Skender Hysenit, koordinator shtetëror për dialog.

Mirëpo, me këtë të fundit kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, doli sot për kafe.

Hyseni në njërin nga restorantet e Prishtinës u takua edhe me Enver Hoxhajn e Partisë Demokratike të Kosovës.

Për këtë Koordinatori i Qeverisë për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka folur për herë të parë në cilësinë e përfaqësuesit të Kosovës në negociata.

Ai në një intervistë, ka thënë se në negociata do të preken elemente të veçanta por që çdo gjë do të rezultojë me njohje reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat