Reagon ish-agjenti i SHIK-ut: Pas shumë përpjekjeve dështuan të më vrasin, për të vënë kurora mbi varrin tim si hero

Aktuale

Reagon ish-agjenti i SHIK-ut: Pas shumë përpjekjeve dështuan të më vrasin, për të vënë kurora mbi varrin tim si hero

Nga: N.Sh Më: 29 korrik 2020 Në ora: 20:35
Naim Miftari

Pas shpalljes “Hero i Kosovës” për Qerim Kelmendin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari i cili ishte epror i lartë i UÇK-së, përmes një postimi në Facpebook, shkruan se, më shumë po dalin heronj e dëshmor gjatë pushtetit të Hashim Thaçit, sesa heronj e dëshmor që janë vrarë gjatë pushtetit serb.

Miftari tregon se ka pas përpjekje që edhe atë ta vrasin dhe pastaj ta shpallin hero për t’i dërguar më pas kurore mbi varrin e tij.

Postimi i plotë:

Fabrika e heronjve dhe luftëtarëve të rrejshëm.

Ma shumë donë me na dalë heronj e dëshmor që janë vrarë gjatë pushtetit të Hashim Thaçit, sesa heronj dhe dëshmor që janë vrarë nga pushteti serb gjatë pushtimit Serb.

Shumë jam i vendosur? dhe i përqendruar ? që akoma nuk kanë mundur pas gjithë tentimeve të më bëjnë hero dhe as dëshmor, por as këshilltar të kryetarit tonë.

Ani çka kishin kajt dhe thur lavdi e sa kurora pastaj për mu mbi varr kukuku.. ???.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat