Kjo është pasuria e Gazmend Gjyshincës, deputetit që u sulmua dje në Kuvend

Aktuale

Kjo është pasuria e Gazmend Gjyshincës, deputetit që u sulmua dje në Kuvend

Nga: H.O. Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:06
Gazmend Gjyshinca

Gazmend Gjyshinca është deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai dje është përfshirë në një skandal në Kuvendin e Kosovës. Në një video që është publikuar në media, shihet se si deputeti i Vetëvendosjes është përfshirë në një përleshje me deputetët e LDK-së, Arben Gashi e Kujtim Shala.

Duke qenë si deputet, Gjyshinca ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ai ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme një pasuri dhe lokal afarist në vlerën 220 mijë euro.

Ai posedon një veturë VË-Golf 7, në vlerën 18 mijë euro. Ndërkaq 16 mijë euro ka borxhe kredi.

Ai si të hyra vjetore ka deklaruar pagën e tij 1500 euro, pagën mujore të prindit të tij 250 euro, he një qira nga lokali 250 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat