Arben Gashi: Nuk pata kontakt fizik me askënd, ta shikoni videon me vëmendje

Aktuale

Arben Gashi: Nuk pata kontakt fizik me askënd, ta shikoni videon me vëmendje

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:30
Pamje nga videoja

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar edhe një herë lidhur me ngjarjen e djeshme në mbledhjen e Komisionit të Punëve të Jashtme.

Gashi tha se megjithëse vlerësoi se dje përmes konferencës kishte sqaruar pozicionin e tij, publikimi i sotëm i video-s dhe interpretimi rreth saj duket se ka shkaktuar konfuzion.

Tutje Gashi deklaroi se nuk ka qenë i përfshirë në mbledhjen e komisionit dhe as në diskutimin pasues në korridor.

Madje ai tha se në videon e publikuar dhe në disa imazhe të ndara më pas në profilin e tij vërehet se pati distancë të madhe fizike me palët debutuese.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetar,

Megjithëse vlerësova se përmes konferencës për medie sqarova pozicionin tim lidhur me ngjarjen në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Politikë të Jashtme, publikimi i videos dhe raportimi/interpretimi rreth saj po shoh se kanë shkaktu konfuzion, me thënë minimalisht!

Unë nuk kam qenë i përfshirë në debatin në mbledhjen e komisionit, dhe as në diskutimin pasues në korridor. Në videon e publikuar (shih disa nga imazhet) është më se e qartë që unë kam distancë të madhe fizike me palet debatuese dhe nuk kam në asnjë formë kontakt fizik me deputetin e VV-së – përveç disa sekonda kur unë jam përpjekë me bë distancen fizike në mes të diskutantëve deputet ne korridor.

Kërkoj nga media Koha dhe KTV që për korrektësi dhe etikë, ti trajtojne lajmet me profesionalizëm lidhur me këtë çështje, dhe mos të bëhen palë duke shtrembëruar ngjarjen!

Për sqarim, unë jam personi me pantolla ngjyre kafe/bezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat