Qorraj: Projekti i Xhamisë së Madhe në Prishtinë nuk është kopjim

Aktuale

Qorraj: Projekti i Xhamisë së Madhe në Prishtinë nuk është kopjim

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 23:00
Shkelzen Qorraj

Inxhinieri i ndërtimit, Shkelzen Qorraj, ka thënë se janë duke bërë punën para-përgaditore për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

“Ne kemi filluar në bazë të një pëlqimi paraprak nga Komuna e Prishtinës që të fillojmë me punën parapërgatitore. Pasi është një projekt i madh dhe kërkon angazhim dhe punë parapërgatitore.

“Njëkohësisht edhe sigurimin e të ashtuquajturës gropës ku duhet të hapet për vendosjen e themeleve të objekteve. Tani jemi në fazën duke vendosur pilotat për të siguruar mundësinë e gërmimit dhe hapjen e themeleve”.

Qorraj në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka deklaruar se hapësira në të cilën pritet të ndërtohet xhamia është e ngushtë për një objekt reprezentativ.

“Arkitekti ka bërë punë e vet dhe ka bërë një xhami të qytetit. Në këtë situatë ka mundësi të bëhet zgjedhje e mirë edhe në atë lokacion”.

“Zgjedhja i është imponuar që të ndërtohet në atë lokacion është projektuar nga njëri nga arkitektët më të mirë në botë për xhamia. Dhe është projektuar i xhami e qytetit në rrethana të caktuara dhe duke e trajtuar edhe hapësirat tjera përcjellëse”.

“Por edhe në atë hapësirë kemi prona tjera të Komunës, kemi hapësira tjera në pjesëm e mbrapme ku ndërtohet xhamia, jo në rrugën kryesore ku mund të zgjerohet dhe mund të bëhet një zgjedhje shumë më funksionale, dhe të ju ofrohet qytetarëve dhe njerëzve që shkojnë me kry rite fetare një komoditet i mirë”.

Qorraj ka folur edhe për atë që thuhet se projekti i Xhamisë së Madhe është kopjim dhe jo diçka origjinale.

“Unë nuk jam autor i projektit të xhamisë, por në emër të autorit, i cili është Mahmud Sami. Ai është arkitekti numër një në botë për xhamia. Ai i ka diku mbi 1,600 xhamia në botë që i ka projektuar dhe i ka mbikëqyr”.

“Xhaminë kryesore në Qabe janë kanë besuar z.Sami në renovimin dhe restaurimin e saj. Z. Sami është në mënyrë kategorike kundër kopjimit, unë e nxora një artikull të tij në gjuhën gjermane, ai thotë se kur diçka kopjohet nuk ka art më, kur nuk ka art arkitektura xhamive vdes”.

“Vet arkitekti Sami që është një prej ithtarëve të arkitektëve të Sinanit, ku ka studiuar në universitetin e Sinanit në Stamboll. Ai e ka marrë stilin, stili i xhamisë është i përshtatur, ose është i stilit të arkitekt Sinanit. Dhe vet arkitekt Samiu ka thënë për arkitekt Sinanin që ka qenë mbret i arkitekturës së xhamive”.

“Mund të them me përgjegjësi të plotë që e kamë projektin e plotë që është vepër e turqve, më saktësisht e Samisë. Nuk është kopjim stili i njëjtë që e ka përdor arkitekt Sinanit, kurse origjinaliteti është komplet në zgjidhje funksion në përmbajtje të xhamisë”.

“Kjo xhami përveç pjesë ku bëhet Rituali i faljes, ka edhe sallë të konferencave me kapacitet rreth 700 persona, po ashtu ka edhe bibliotekë me 2 mijë e diçka metra katror e diçka katror që nuk i kanë xhamitë tjera. Stili është i ngjashëm me xhamitë e Sinanit, por dukja e jashtme ndryshon plotësisht”, ka thënë Qorraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat