Shkreta: Kemi reagime të ministrit që janë në diskrepancë me ato të kryeministrit

Aktuale

Shkreta: Kemi reagime të ministrit që janë në diskrepancë me ato të kryeministrit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 00:05
Mirsad Shkreta

Mirsad Shkreta nga Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë e tanishme për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit të shëndetësisë Vitia,  tha se keqmenaxhimi i situatës shihet edhe te diskrepanca e reagimeve në mes të kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë.

“Situata tashmë ka marr përmasa shqetësuese, jo vetëm se kemi të humbur jetë, apo se spitalet janë të mbushura me pacientë, por e gjithë kjo e shoqëruar edhe me një neglizhencë prej inatit, ose moskoordinimit të institucioneve në raport me seriozitetin e situatës që e kemi sot”.

“Vetëm sot kemi reagime të ministrit që janë në diskrepancë me ato të kryeministrit, dhe kjo është përcjellë që nga fillimi i qeverisjes. Sot kemi deklarimet e ministrit për zgjerim të kapaciteteve, ndërsa deklarimet e kryeministrit ishin ato të aktivizimit të planit të reagimit kombëtar”.

“Në bashkëqeverisje nuk ishin koshientë të situatës dhe serioziteti të kësaj pandemie”.

“Ne i kemi lënë mundësinë atyre që të punojnë dhe për shkak të seriozitetit të situatës, si kabinet s’kemi reaguar në mënyrë publike apo me ndonjë intervistë, pra që t’i jepet kohë qeverisë të ballafaqohet me këtë situatë serioze”.

“Për momentin Klinika e Pulmologjisë është në gjendje alarmante. Kjo Qeveri mendoi që COVID-19 tashmë ishte e kaluar”.

“Ne kemi lënë një dokument që tregon se si duhet të bëhet hapja graduale, ku thuhej se gjithmonë të veprohet vetëm në bazë të situatës epidemike”, u shpreh Shkreta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat