Shkreta: Nuk ka fakte shkencore që tubimi i LVV-së shpërndau Covid-19

Aktuale

Shkreta: Nuk ka fakte shkencore që tubimi i LVV-së shpërndau Covid-19

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 00:53
Mirsad Shkreta

Mirsad Shkreta nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kur ishin ata në Qeveri janë kujdesur që të merren me vetëdijesimin e qytetarëve për Covid-19.

“I kemi parë deklarimet publike të ministrit dhe kryeministrit që kanë qenë çdo të ruajmë të moshuarit nga virusi. Pasi ne si të rinj nuk duhet tua qojmë në shtëpi, fokusi ynë ka qenë vetëdijesimi i qytetarëve për Covid-19”.

“Ne morëm masa me një “lockdown” (mbyllje). Kjo ka kuptim kur nuk ke kapacitete të mjaftueshme të ballafaqohesh me një virus. Mbyllja në atë kohë kishte kuptim. Ne në një farë forme duhej të garantonim që masat të ishin të sakta. Ajo doli e vërtetë, sa ishim ne në qeveri rastet dolën në pikën zero, po ashtu u rritën furnizimet dhe kapacitete”.

I pyetur se a është përhapur Covid-19 si pasojë e tubimit të LVV-së që patën në kohë të pandemisë, Shkreta ka deklaruar se nuk ka asnjë fakt shkencor që e thotë se ai tubim e ka rritur numrin e të infektuarve.

“Ajo akuzë vjen nga zyrtarët që flisnin nga ambienti i mbyllur, ku ishin grumbulluar për rrëzimin e qeverisë nga një ambient i mbyllur”.

“Të mblidhesh në kohë pandemie, duke mos respektuar asnjë masë në një ambient të mbyllur krijtikojnë disa njerëz që kanë shprehur vullnetin e tyre në ambient të hapur. Nuk ka asnjë fakt shkencor që e provon që ai tubim i LVV-së e shkaktuar shpërndarjen e Covid-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat