Nga 1 korriku, 142 vdekje nga Coronavirusi në Kosovë

Aktuale

Nga 1 korriku, 142 vdekje nga Coronavirusi në Kosovë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 08:46
Foto

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 7.846 nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Deri më tani janë regjistruar 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 4.267 raste, kurse i rasteve aktive është 3.383.

Nga 1 korriku, numri i viktimave dhe rasteve të reja është rritur në përmasa alarmante.

Nga 54 vdekje sa ishin më 1 korrik, sot numri total i viktimave është 196.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit pas shumë ditëve, numri i të infektuarve shënoi një rënie të lehtë, ku u konfirmuan 194 raste pozitive.

Naser Ramadani nga IKSHPK, ka thënë se kjo është një rënie ditore dhe nuk është rënie e vazhdueshme. Ai është shprehur optimist se me respektimin e masave, ky numër do të vazhdojë të ulet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat