Vdiq nga koronavirusi, fakulteti e përkujton djalin që do bëhëj arkitekt

Aktuale

Vdiq nga koronavirusi, fakulteti e përkujton djalin që do bëhëj arkitekt

Nga: A. J Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:07
Bersant Rahimaj

Bersant Rahimaj nga Kamenica I cili mbrëmë ka ndërruar jetë nga COVID-19 ka qenë student I UBT-së në degën e Arkitekturës.

Bersantit iu ndal ëndrra në gjysmë dhe nuk arriti të behet arkitekt duke i lenë përpjetë të pikëlluar familjen shoqërinë e gjithë vendin sepse shumë e kanë përkujtuar.

Njoftimi I UBT-së

Vdes studenti i UBT-së si pasojë e COVID-19, rektori Hajrizi ngushëllon familjen

Virusi COVID-19 i ka marrë jetën mbrëmë të riut nga Kamenica, Bersant Rahimaj, i cili ka qenë student i shkëlqyer në Fakultetin e Arkitekturës në UBT.

Bersanti ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bëjë ballë këtij virusi, me ç’rast rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rahimaj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin që studenti jonë, Bersanti, humbi betejën nga virusi COVID-19. Bersanti ishte një djalë i ri që kishte ambicie dhe arritje të shumta profesionale, mbi gjitha ishte student i dalluar në fushën arkitekturës. Kosova humbi një profesionist në formim e sipër, familja humbi më të dashurin e tyre, me ç’rast, në emër të UBT-së, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Rahimaj.

Rektori Hajrizi me theks të veçantë u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës, që të respektohen masat dhe rekomandimet kundër COVID-10 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës. Ai theksoi se secili duhet t’u përmbahet rekomandimeve në mënyrë që ta ruajmë vetën, të afërmit dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat