Vjen një reagim i ashpër për komandantët nga një ushtarë i UÇK-së: Sollën vëllavrasjen, kurse sot...

Aktuale

Vjen një reagim i ashpër për komandantët nga një ushtarë i UÇK-së: Sollën vëllavrasjen, kurse sot...

Nga: N.Sh Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:57
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Kadri Veseli

Pas ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftarit.

Ai përmes një postimi në Facebok, ka reaguar ndaj komandantëve të cilët janë futur në politikë.

Miftari i quan profiter të luftës, multimilonera dhe njerëz që kanë përça dhe kanë sjell vëllavrasjen gjatë dhe pas luftës në Kosovës.

Ai i ka kritikuar edhe për ushtarët e dënuar dhe të vrarë të cilët nuk kanë mundur të mbrohen apo të jetojnë më mirë, pasi shumë prej tyre edhe kanë bë vetëvrasje për shkak të kushteve ekonomike.

Gjithashtu Miftari i ka kritikuar edhe për rritjen e numrit të veteranëve të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Kur profiterët multimilioner hajdutet e luftës, njerëz të pa vlerë, ata që përçan dhe sollën vëllavrasjen gjatë dhe pas luftës, sot 20 vite pas luftës kur disa prej tyre thirren në përgjegjësi individuale e klanore sot të njëjtit kinse po sjellin ligj mbi vlerat e luftës në Kosovë.

Turpi nuk ka fund vendin tonë e ka marr lumi nuk dihet vetëm në cilin breg dot na dërgon ky lum i turbullt, mbi dy dekada askush nuk u brengos për vlerat e luftës ku është shkelur deri në maksimum dinjiteti çdo luftëtarit real të luftës janë dënuar me faj e pa faj qindra ushtarë të UÇK, janë vrarë e vetëvra qindra të tjerë nga kushtet e rënda ekonomike dhe kurrë nuk pat drejtësi.

Kur erdhi puna ta gëzojnë luftëtarët e luftës një benificion pension modest mafia e komandantëve, multimilinerat i shtuan listës mbi 50.000 luftëtar të rrejshëm, sot kur disave ju kanë ardhë ca thirrje nga gjykata e padrejtë për krime të supozuara të luftës që pikërisht këta vet e sollën në Kosovë duke menduar se dikush tjetër do të jep përgjegjësi sot urgjent hajde po bajnë kinse ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat