​Orlando uron Rohde, ia përkujton heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Aktuale

​Orlando uron Rohde, ia përkujton heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:16
Nicola Orlando

Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando ka mirëpritur ardhjen e kolegut të tij gjerman në vendin tonë Jorn Rohde, duke thënë se pret me padurim që të punojnë së bashku.

Në një postim në Facebook, diplomati italian i ka përkujtuar homologut gjerman se me nisjen e mandatit në krye të ambasadës gjermane në Kosovës ka shumë punë për të bërë duke nisur nga liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë.

“Mirë se vjen në #Kosovë koleg i nderuar, Jörn Rohde! Pres me padurim të punojmë së bashku dhe të ripërtërijmë marrëdhënien e shkëlqyeshme që kemi ndërtuar me Christianin! Si partneri më i madh i ekonomisë dhe i sigurisë, #BE-ja ka shumë punë për të bërë në mbështetje të rrugës euro-atlantike të Kosovës, duke filluar me liberalizimin e vizave”, ka shkruar Orlando.

Jörn Rohde në postin e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë pason Christian Heldt, pasi këtij të fundit i ka skaduar mandati.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat