IPK pranon një donacion me pajisje mbrojtëse nga Qeveria e SHBA-së

Aktuale

IPK pranon një donacion me pajisje mbrojtëse nga Qeveria e SHBA-së

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:36
IPK pranon një donacion me pajisje mbrojtëse nga Qeveria e SHBA-së

Inspektorati Policor i Kosovës sot në një ceremoni të organizuar në Hajvali, pranoi një kontingjent të pajisjeve mbrojtëse maska, dezinfektues dhe dorëza nga Qeveria amerikane, përkatësisht Byroja për çështje të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL).

Drejtori e INL Shawn Waddoups, i cili bëri dorëzimin e këtyre pajisjeve, shprehu përkushtimin e Qeverisë amerikane për të mbështetur institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë dhe vazhdimin e përkrahjes për IPK-së në ngritjen e kapaciteteve profesionale.


Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të IPK-së Kushtrim Hodaj falënderoi zyrtarët amerikanë për këtë donacion të domosdoshëm për situatën në të cilën po kalon vendi, si pasojë e COVID-19dhe përkrahjen në vazhdimësi në fushën e trajnimeve, pajisjeve të ndryshme dhe këshillave profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat