Bedri Hamza: Përkundër pakënaqësive, PDK do ta votojë pa kushte këtë buxhet

Aktuale

Bedri Hamza: Përkundër pakënaqësive, PDK do ta votojë pa kushte këtë buxhet

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:41
Bedri Hamza

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në emër të subjektit të tij politik ka thënë se do ta votojnë rishikimin e projektbuxhetit për vitin 2020, përkundër që shumica dërmuese e amendamenteve që ata kanë bërë nuk janë marrë parasysh.

“Ne deklaruam se do ta përkrahim buxhetin pa kushte, i propozuam disa amandamente me bindje të plotë që i kontribuojnë situatës, megjithatë pjesa dërmuese nuk janë marrë në konsideratë. Pavarësisht që iokemi përmend edhe në leximin e parë, të metat që i përmban ky dokument, ne do ta votojmë”, tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat