Hajdinii LDK-së: T’i lëmë anash interesat politike dhe të votojmë rishikimin e buxhetit

Aktuale

Hajdinii LDK-së: T’i lëmë anash interesat politike dhe të votojmë rishikimin e buxhetit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:56
Shkëlzen Hajdini

Deputeti i LDK-së Shkëlzen Hajdini në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së ka kërkuar që të lihen anash interesat politike dhe të votohet rishikimi i buxhetit.

“LDK i jep mbështetje të plotë të ligjit për plotësim ndryshimin e buxhetit. Këtu s’flitet për planifikim të buxhetit por për rishikim. Nuk e di për çfarë arsye por po e ngatërrojnë. Nga ky rishikim ne presim që të ndikojë në lehtësimin e menaxhimit të pandemisë. Qëllimi i këtij buxheti është që të ndikojmë në sektorin privat, në lehtësimin te skemat sociale, te punëtorët që kanë humbur vendin e punës, atyre që presin t’i marrin 170 euro paga”.

“Ky rishikim i buxhetit përfshinë kursimet që kanë mundur të bëhen nga planifikimi i buxhetit. Duhet të kemi parasysh një gjë për ata që po kritikojnë. Për rishikim s’ka hapësirë të mjaftueshme për të bërë buxhet. Ky referohet në një ligj të planifikimit të buxhetit. Ne mund të kemi kontrata të lidhura, marrëveshje të nënshkruara dhe në këtë rast nuk mund të shihet rishikimi”.

Hajdini tha se duhet përballur me situatën e rëndë që gjendet vendi dhe se votimi i rishikimit mund ta lehtësojë këtë.

“Duhet të kemi komplet fokusin në situatën ku gjendemi. Ne kemi dëshirë për më shumë mjete, por ata që duan të qajnë me lot krokodili që ne po bëjmë sa është e mundur. Ti lëmë anash interesat politike dhe të votojmë këtë buxhet”.

“Po e përjetojmë një kohë të rëndë që s’është përjetuar më herët. Qytetarët po luftojnë për mbijetesë. Ne përveç kësaj duhet të jemi gjithë bashkë dhe të angazhohemi që të gjejmë modalitet dhe mundësi sepse si duket pandemia s’po jep shenja që po mbaron. Të kemi kujdes sepse pandemia ka ndikuar në shumë fusha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat