“Gjuetia” e Haxhi Shalës, s’ndalet me aderime të reja, nga Nisma te AAK-ja

Aktuale

“Gjuetia” e Haxhi Shalës, s’ndalet me aderime të reja, nga Nisma te AAK-ja

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 13:07
Foto e publikuar ne Facebook

Haxhi Shala ka disa ditë që ka kaluar në partinë e Ramush Haradinaj, në AAK, e pas tij, edhe shumë anëtarë të Nismës Socialdemokrate, kanë vazhduar rrugëtim e tyre politik në AAK.

Kësaj radhe Shalës i janë bashkuar edhe disa anëtar të Nismës.

Janë këta anëtarë të Kryesisë së Nismës Nëndega Shalë. Ndërsa këtë hap para  tyre e ka bërë  edhe kryetari i Nëndegës në Mirenë te Lipjanit, Fatgzim Azemi.

“Unë Fatëgzim Azemi Kryetar i nëndegës së Nismës nē Mirenë dhe Antarë i degës së Nismës nē Lipjan nga sot jap dorëheqje nga të gjitha pozitat që kamë në Nisma,dhe i bashkohem rrugëtimit të Haxhi Shalës, Meritat e rrugëtimit tim tē ri i shkojnë Profesorit tim Burim Shamolli me të cilin do jemi bashk në rrugëtimin tonë të ri dhe në mbeshtetëje të fuqishme për Gjeneralin Haxhi Shala”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Ndryshe Shala, ishte ndër deputetët më të votuar nga subjekti politik i Fatmir Limajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat