“Çfarë hipokriti”, kryeministri Hoti tenton t’i përvetësojë meritat e vendimeve të VV-së për mërgimtarët?!

Aktuale

“Çfarë hipokriti”, kryeministri Hoti tenton t’i përvetësojë meritat e vendimeve të VV-së për mërgimtarët?!

Nga: D.RR Më: 30 korrik 2020 Në ora: 14:43
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në Facebook se, “kemi arritur marrëveshjen për Kartonin e Gjelbër”.

Ai shkruan tutje se qeveria ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020.

Mirë ardhshi bashkatdhetarë!

Kemi arritur marrëveshjen për Kartonin e Gjelbër! Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020!

?? Ministrja Hykmete N. Bajrami ??
https://mf.rks-gov.net/page.aspx?id=1,2,948
, ka shkruar Hoti.

Mirëpo lidhur me këtë ka reaguar deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e cila e ka quajtur hipokrit Hotin.

Ajo thotë se LDK votoi kundër Amandamentit për Kartonin e Gjelbër por Hoti po tenton t’a paraqes si arritje të tij.

Çfarë hipokriti! LDK votoi kundër Amandamentit për Kartonin e Gjelbër por "akademiku" duhet me u ngut me paraqit si arritje të tij ?‍️.

Rikujtojmë që ky ishte vendim i Qeverisë Kurti dhe tani propozim i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
#LëvizjaVETËVENDOSJE
, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat