Abazi “godet” ashpër, një grup i LDK-së është në vijë më rrjetet krimininale të PRONTO-s

Aktuale

Abazi “godet” ashpër, një grup i LDK-së është në vijë më rrjetet krimininale të PRONTO-s

Nga: A. J Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:08
Haki Abazi

Haki Abazi nga Vetëvendosje ka reaguar papë përmes një postimi në faqe e tij në facebook, duke kritikuar ashpër qeverinë Hoti e sidomos LDK-në dhe lidhjet me PDK-në.

Abazi ka shkruar se i gjithë manipulimi edhe atyre që janë të sinqertë përbrenda sloganit BESO, ka ndodhur si rezultat i ruajtjes së interesave kriminale të një grupi brenda LDK që është në vijë të njëjtë me rrjetet krimininale të PRONTO-s. Hiset e ndara në mafinë ndërtimore, tenderët dhe prokurim por të bashkuar në kapjen e shtetit dhe sidomos në “marrëveshjen” për të kapur sistemin e drejtësisë për të mos ndjekur ligji djemtë e vëllezërit e politikanëve të inkriminuar në krim e korrupsion.

Postimi i plotë:

Qeveri e kriminalizimit dhe hipokritësh

I gjithë manipulimi edhe atyre që janë të sinqertë përmbrenda sloganit BESO, ka ndodhur si rezultat i ruajtjes së interesave kriminale të një grupi mbrenda LDK që është në vijë të njejtë me rrjetet krimininale të PRONTOs. Hiset e ndara në mafinë ndertimore, tenderët dhe prokurim por të bashkuar në kapjen e shtetit dhe sidomos në “marrëveshjen” për të kapur sistemin e drejtësisë për të mos ndjekur ligji djemtë e vllëzërit e politikanëve të inkriminuar në krim e korrupcion.

Vendimi për kartonin e gjelbërit e kemi bërë në 50 ditëshin e qeverisjes- nuk është vendim i tinëzakut manipulator.

Vendimi për specializim në shëndetsi është për me vazhdu me politizu sistemin shëndetsor me njerëz partiak e në marreveshje me partitë e PAN.

Për çdo ditë slogani BESO po forcohet me idenë që BESO që e keqja është e garantuar dhe se dallimi ndërmjet LDK dhe PAN është vetëm në numrin e pozitave të larta që Lista Srpska ka në qeveritë kuislinge!

Zgjedhje demokratike duhen sa më shpejtë sepse frustrimi qytetar po rritet bashkë me deshtimet në çdo aspekt, e një ditë frustrimi do ta gjejë rrugën e vet për ta kthyer në binarë vendin dhe proceset që janë marrë peng nga tradhëtuesit e votës së lirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat