Hoti viziton Bashkësinë Islame: Nesër do t’i bëjmë lutjet nga shtëpitë tona

Aktuale

Hoti viziton Bashkësinë Islame: Nesër do t’i bëjmë lutjet nga shtëpitë tona

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:29
Pamje nga vizita

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka vizituar sot Bashkësinë Islame, për t’i falënderuar në zbatimin e masave anti-COVID gjatë festës së Kurban Bajramit.

Hoti deklaroi se këtë Bajram duhet falur nga shtëpia dhe se për këtë ka falënderuar për mirëkuptim Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Jemi bashkë me ministrin e Shëndetësisë për ta falënderuar BIK-un për mesazhet shumë të qarta që vazhdimisht i ka dhënë dhe ka punuar bashkë me Qeverinë tash e gjashtë muaj me menaxhimin e situatës. Në veçanti i falënderoj për lutjen e sotme drejtuar besimtarëve për këtë festë të madhe që ta respektojnë edhe vendimin e Qeverisë. Është tepër me rëndësi ky bashkëpunim sepse vetëm duke i bashkërenduar veprimet tona të parandalojmë këtë pandemi.Nesër do t’i bëjmë lutjet tona sigurisht dhe do të falemi me zemër në shtëpitë tona me të dashurit tonë duke uruar që sa më shpejt të kalojmë këtë situatë dhe të kthehemi në ceremonitë tona”,tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat