Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se 16 persona kanë ndërruar jetë

Aktuale

Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se 16 persona kanë ndërruar jetë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:48
Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se 16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e pandemisë në Kosovë.

Osmani në seancën e sotme të Kuvendit ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve.

“Ngushëllime të 16 familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, shprehim solidaritet dhe ngushëllime për të gjitha viktimat që kanë ndërruar jetë nga kjo pandemi e tmerrshme”, ka thënë Osmani para deputetëve.

Sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se për 24 orë, 16 persona kanë vdekur derisa 258 janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat