Abazi: Qeveri e kriminalizimit dhe hipokritësh

Aktuale

Abazi: Qeveri e kriminalizimit dhe hipokritësh

Nga: D.B. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:42
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, Haki Avazi përmes një postimi në facebook, ka thënë se hiset e ndara në mafinë ndërtimore, tenderët dhe prokurim por të bashkuar në kapjen e shtetit dhe sidomos në “marrëveshjen” për të kapur sistemin e drejtësisë për të mos ndjekur ligji djemtë e vëllezërit e politikanëve të inkriminuar në krim e korrupsion.

Sipas tij, i gjithë manipulimi edhe atyre që janë të sinqertë përbrenda sloganit BESO, ka ndodhur si rezultat i ruajtjes së interesave kriminale të një grupi brenda LDK që është në vijë të njëjtë me rrjetet kriminale të PRONTO-s.

Postimi i plotë:

I gjithë manipulimi edhe atyre që janë të sinqertë përbrenda sloganit BESO, ka ndodhur si rezultat i ruajtjes së interesave kriminale të një grupi brenda LDK që është në vijë të njëjtë me rrjetet kriminale të PRONTO-s. Hiset e ndara në mafinë ndërtimore, tenderët dhe prokurim por të bashkuar në kapjen e shtetit dhe sidomos në “marrëveshjen” për të kapur sistemin e drejtësisë për të mos ndjekur ligji djemtë e vëllezërit e politikanëve të inkriminuar në krim e korrupsion.

Vendimi për kartonin e gjelbër e kemi bërë në 50 ditshin e qeverisjes- nuk është vendim i tinëzakut manipulator.

Vendimi për specializim në shëndetësi është për të vazhduar me politizim në sistemin shëndetësor me njerëz partiak e në marrëveshje me partitë e PAN.

Për çdo ditë slogani BESO po forcohet me idenë që BESO që e keqja është e garantuar dhe se dallimi ndërmjet LDK dhe PAN është vetëm në numrin e pozitave të larta që Lista Srpska ka në qeveritë kuislinge!

Zgjedhje demokratike duhen sa më shpejtë sepse frustrimi qytetar po rritet bashkë me dështimet në çdo aspekt, e një ditë frustrimi do ta gjejë rrugën e vet për ta kthyer në binarë vendin dhe proceset që janë marrë peng nga tradhëtuesit e votës së lirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat