Deputeti i LDK-së i zhgënjyer me vendimin e fundit të Kuvendit

Aktuale

Deputeti i LDK-së i zhgënjyer me vendimin e fundit të Kuvendit

Nga: A.Zh Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:44
Haxhi Avdyli

Kuvendi i Kosovës, nuk ka miratuar amendamentin, me të cilin do të dhuroheshin gjysmë milionë maska falas për qytetarët.

Me këtë është shprehur i zhgënjyer deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, përcjell Bota sot.

Avdyli e ka vlerësuar situatën aktuale më se alarmante, pasi vetëm sot në vend kishte 258 të infektuar dhe 16 të vdekur nga Koronavirusi.

“258 të infektuar, 16 të vdekur vetëm gjatë 24 orëve. Situata më se alarmante por Kuvendi i Kosovës nuk kalon amandamentin për maska falas për qytetarët”, ka shkruar Avdyli në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat