​Gjuriq: Me Serbinë nuk mund të flitet me ‘gjuhën e shantazhit’

Aktuale

​Gjuriq: Me Serbinë nuk mund të flitet me ‘gjuhën e shantazhit’

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 17:06
Gjuriq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot në Bruksel, se me Serbinë nuk mund të bisedohet ‘me gjuhën e shantazheve dhe ultimatumeve’.

Gjuriq u tha gazetarëve pas raundit të sotëm të negociatave, se pala kosovare ‘u përpoq t'i dorëzojë një letër delegacionit serb në lidhje me shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s’.

"Ne nuk donim ta pranonim atë, pasi ne erdhëm të bisedojmë dhe të mos diskutojmë për diçka që është në të kaluarën. Ne sigurisht që do të kishim më shumë materiale për dëmin që u bë," tha ai, transmetojnë mediat serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat