258 rastet e reja nga Covid-19, kërkohet dorëheqja e ministrit Armend Zemaj

Aktuale

258 rastet e reja nga Covid-19, kërkohet dorëheqja e ministrit Armend Zemaj

Nga: A.Zh Më: 30 korrik 2020 Në ora: 17:37
Armend Zemaj

Gjatë 24 orëve në Kosovë, janë regjistruar 258 raste pozitive me Koronavirus, derisa 16 persona të tjerë kanë humbur jetën.

Lëvizja Vetëvendosje për këtë, po e fajëson edhe ministrin e Shëndetësisë Armend Zemajn. Zëdhënësi për media në VV Arlind Manxhuka, ka thënë se Zemaj duhet të dorëhiqet, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Zemaj nuk ka lidhje me menaxhimin e pandemisë, nuk ka njohuri dhe as ndjesi për këto raste.

Postimi i plotë i Manxhukës në Facebook:

Është njerëzore me kërku dorëheqjen e këtij ministri që përveçse nuk ka njohuri, as ndjesi nuk ka. 16 vdekje për një ditë, 258 raste të reja.

Derisa nuk ka vaksinë, lufta me pandeminë i përket sa shkencës, sa menaxhimit. Ky nuk ka lidhje me menaxhim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat