Kujtim Gashi tregon pse PDK-ja po e mbështet rishikimin e buxhetit

Aktuale

Kujtim Gashi tregon pse PDK-ja po e mbështet rishikimin e buxhetit

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:00
Kujtim Gashi

Deputeti Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar se pse ky subjekt politik ka vendosur që ta mbështesë iniciativën për rishikim të buxhetit për vitin 2020.

Në emisionin Info Magazinë, ai ka thënë se në një kohë pandemie si kjo, vendi ka nevojë më shumë se kurrë për unitet dhe se PDK nuk është duke e mbështetur këtë iniciativë për shkak të Qeverisë Hoti, por për shkak të qytetarëve të Kosovës.

“Në momentin kur ka kaluar buxheti i Republikës së Kosovës nga Qeveria Kurti në mesnatë, opozita është përjashtuar dhe buxheti ka kaluar në mënyrë klandestine. Që nga atëherë Qeveria është dashur ta mendojë se sa fonde t’i ndajë për luftën kundër pandemisë”.

“Sot kush mendon të japë votë kundër rishikimit të buxhetit në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë – mendoj se është përtej normales”.

“Më shumë se çdo herë vendi ka nevoje për unitet në temën rreth pandemisë. Ne votën jemi duke e dhënë që vetëm që qytetarët e Kosovës. Ky buxhet është për mbijetesë për vitin 2020. Kosova sot e ka propozuar një buxhet për mbijetesë”.

Ai ka theksuar se PDK do t’i vazhdojë kritikat ndaj Qeverisë Hoti, por se kur bëhet fjalë për luftë ndaj pandemisë, ky subjekt do të jetë me pozitën dhe me të gjithë qytetarët.

“Pse VV nuk po e voton rishikimin e buxhetit është një çudi. Ata kanë qenë në Qeveri kur e kanë propozuar këtë buxhet. Atyre iu kanë ndryshuar interesat; prandaj nuk po e votojnë. Sot nga këndi opozitar nuk po iu intereson se çka po ndodh me qytetarët e vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat