PDK-ja kërkoi rritjen e pagave për mjekët e policët – LDK-ja kundër, VV-ja abstenoi

Aktuale

PDK-ja kërkoi rritjen e pagave për mjekët e policët – LDK-ja kundër, VV-ja abstenoi

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 20:31
Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu propozoi në seancën ku po shqyrtohet buxheti i Kosovës që të rriten pagat e personelit shëndetësor dhe policëve që po japin gjithçka nga vetja në përballje me pandeminë covid 19.

Haxhiu tha se personeli shëndetësor dhe Policia meritojnë mbështetje në këtë periudhë të ndjeshme kur po punojnë pandërpre në ndihmë të qytetarëve të Kosovës.

Propozimi i Haxhiut mori vetëm votat e deputetëve të PDK-së, ndërsa deputetët e partive tjera votuan kundër dhe abstenuan, duke mos mbështetur këtë propozim.

Deputetët e LDK’së votuan kundër, ndërsa abstenuan ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat