Deputeti Batusha sqarohet: Jeta nuk është numër, edhe për një viktimë, njëjtë do të reagoja

Aktuale

Deputeti Batusha sqarohet: Jeta nuk është numër, edhe për një viktimë, njëjtë do të reagoja

Nga: M.H Më: 30 korrik 2020 Në ora: 20:55
Agon Batusha

Deputeti nga radhët e LVV, Agon Batusha ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin e tij zyrtar facebok në lidhje me humbjen e 16 personave nga COVID-19.

Batusha thotë që situata është shumë serioze dhe se pavarësisht që mjekët po përpjeken të japin më të miren prej tyre kapacitet spitalore nuk janë të mjaftushme, transmeton “Bota sot”.

Batusha shpreh në fund ngushëllimët për humbjet e bashkëqytetarëve duke theksuar që situata është mjaftë serioze.

Postimi i plotë

Qëllimi i statusit paraprak nuk është me bë panik e spektakël, por që të shtohet kujdesi. Unë edhe mund të gaboj, përkundër që ashtu jam njoftuar, por për 16 jetë të humbura në vendin tonë na njoftoi edhe vet IKSHP. Madje për mua s'ishte qëllim numri 5, edhe 1 po të ishte njëjtë do të reagoja. Jeta nuk është numër. Por, këtë do ta kuptojmë edhe me saktësi.

Situata është shumë serioze dhe mjekët po kërkojnë kujdes sepse pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, kapacitetet spitalore nuk janë të mjaftueshme për përballimin me këtë situatë.

Dua që asnjë të mos vdes! Numri pak ka rëndësi, e rëndësishme është jeta e secilit.

Kërkoj ndjesë për ata që janë shqetësuar, por situata është shqetësuese dhe duhet të marrin seriozisht.

Më lejoni të shprehë ngushëllimet më të sinqerta për humbjet e bashkëqytetarëve tanë.

Çdo humbje është e dhimbshme dhe e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat