Si votoi Vjosa Osmani për Buxhetin? E zbulon shefja e kabinetit të saj, jep një mesazh

Aktuale

Si votoi Vjosa Osmani për Buxhetin? E zbulon shefja e kabinetit të saj, jep një mesazh

Nga: A.Zh Më: 30 korrik 2020 Në ora: 21:10
Vjosa Osmani

Shefja e Kabinetit të kryeparlamentares Vjosa Osmani, Egnesa Vitia, ka reaguar pasi Kuvendi ka votuar kundër amandamenteve për blerjen e maskave, që u propozua nga Kryetarja e Kuvendit.

Vitia e ka quajtur këtë sjellje të deputetëve “inatqore e të dëmshme”.

Por, ajo ka treguar se Osmani nuk ka vendosur inatet para interesit qytetar dhe se ajo ka votuar pro Buxhetit, përkundër vërejtjeve të saj, përcjell Bota sot.

Reagimi i Vitisë në Facebook:

Sot, Kuvendi i Kosovës votoi kundër amandamenteve për blerjen e maskave, si një nga mekanizmat me kosto-efektiv për mbrojtje nga virusi, dhe vaksinës për imunizimin e grupeve të rrezikuara nga sëmundjet respiratorë, vetëm pse u propozua nga Kryetarja e Kuvendit.

Përkundër kësaj sjellje inatqore e të dëmshme të deputetëve që refuzuan këto amandamente, Kryetarja e Kuvendit nuk lejoi të vendosë inatet para interesit qytetar dhe votoi buxhetin përkundër shumë vërejtjeve që kishte, për të ndikuar sadopak në lehtësimin jetës se rënduar të qytetarëve në aspektin ekonomik.

#proud

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat