Infermierët me 3 gusht protestojnë para qeverisë

Aktuale

Infermierët me 3 gusht protestojnë para qeverisë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 21:24
Ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar për një protestë para Qeverisë së Kosovës me datën 3 gusht.

Sipas një komunikate për media, protesta mbahet me kërkesën për rritjen e pagesës për ndrrimin e natës nga 18 në 36 euro.

Sipas kësaj komunikate, Sindikata ka kërkuar që në muajin qershor rritja e pagesës për ndërrimin e natës, por që nuk është marrë në konsideratë.

Protesta e paralajmëruar do të fillojë në ora 10:00.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat