Deputetja e PDK-së kërkoj nga 50 euro për gratë që lindin në spitalet publike, por nuk mori mbështetje

Aktuale

Deputetja e PDK-së kërkoj nga 50 euro për gratë që lindin në spitalet publike, por nuk mori mbështetje

Nga: H.O. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 21:50
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka kërkuar në Kuvendin e Kosovës për gratë që lindin në spitalet publike të përfitojnë një pako prej 50 eurove.

Mirëpo, kjo kërkesë e saj nuk gjeti mbështetje nga kolegët e saj.

Postimi i plotë:

Të dashtuna qytetare dhe të dashtun qytetarë të Kosovës,

Me keqardhje ju njoftoj se propozimi im për t’i mbështetur gratë që lindin në spitalet publike me një pako bazike në shumën prej 50 eurove NUK KALOI në seancën për buxhetin e Kosovës.

31 vota PËR, 31 vota KUNDËR, dhe 5 abstenime ishte rezultati i votimit. Grupet parlamentare nuk lejuan të dalë në rivotim sërish ky propozim.

Deputetët që votuan i falënderoj përzemërsisht për mbështetjen.

JU PREMTOJ, se të njëjtin amendament me rritjen e shumës, do ta procedoj sërish në Buxhetin për vitin 2021./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat