Ky është bilanci i COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Ky është bilanci i COVID-19 në Kosovë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 258 raste të reja me koronavirus.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve kanë rezultuar pozitive.

Kështu, numri total i rasteve pozitive është 8104 prej 36050 personave të testuar.

Nga ky numër, 212 raste të infektimit kanë përfunduar me vdekje – që të gjitha me sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 196 pacientë duke e dërguar numrin e të shëruarve në 4463.

Së këndejmi, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 3429.

Më poshtë mund t’i shihni edhe tabelat e pacientëve me koronavirus që janë të hospitalizuar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat