Blerim Kuçi: Kompania ime e fitoi tenderin me meritë

Aktuale

Blerim Kuçi: Kompania ime e fitoi tenderin me meritë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 00:54
Blerim Kuçi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë në Interaktiv se kompania e tij e ka fituar me meritë tenderin.

I pyetur rreth kësaj gjëje, ai ka thënë se tenderi është fituar "në mënyrën më të rregullt të mundshme".

"I bie që një kompani e dikujt në Aleancë e ka fituar nga partia? Jo, e kemi fituar në formën më të rregullt të mundshme", ka thënë ai.

Ai ka thënë se buxheti në fakt i është hequr nga Qeveria Kurti.

"E para, ajo e ka pasur buxhetin e vet, në fakt i është hequr në Qeverinë Kurti, rreth 1 milion. Ekziston kontrata, janë punët në proces, rreth 70 apo 80 për qind të punëve janë kryer. Pra, Qeveria Kurti e ka larguar atë buxhet", ka thënë ai.

Ka shtuar se ka një kontratë obligative, në proces të vijimit të punëve.

Kuçi ka thënë se buxheti është hequr në kohën e Qeverisë Kurti, për një kontratë të bërë, në kuadër të së cilës punët kanë shkuar në vazhdim dhe i është kthyer një pjesë e buxhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat