Mustafa uron Kurban Bajramin

Aktuale

Mustafa uron Kurban Bajramin

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 07:15
Isa Mustafa

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi: 

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, 

Urime festa e Kurban Bajramit, edhe pse po jetojmë në këtë kohë të rëndë pandemie, ku të gjithë duhet kujdesur për njeri-tjetrin, dëshirat dhe urimet tona janë që të festojmë Bajramin tjetër në një situatë normale, me vizita tek miqtë e familjarët. 

Ky Kurban Bajram, le të jetë një moment reflektimi për të gjithë ne, në përmirësimin e raporteve ndër njerëzore dhe besimin e pa kontestueshëm në Zot. 

Të dashur qytetarë, në këto momente feste, lutemi për të gjithë të prekurit me koronavirus, ndjejmë dhimbje për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo pandemi si dhe bëj apel që secili qytetar të kujdeset dhe ta ruaj veten dhe me të dashurit e tyre. 

Shmangni tubimet dhe vizitat nëpër familjar, këtë vit le të festojmë më zemër, e në distancë, vetëm kështu do ta ruajmë shëndetin publik. 

Urime Kurban Bajramin dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të festojmë të gjithë së bashku, në kushte dhe rrethana normale shëndetësore.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat