Thaçi: Me shumë solidaritet e harmoni këtë Kurban Bajram

Aktuale

Thaçi: Me shumë solidaritet e harmoni këtë Kurban Bajram

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 07:34
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar për festën e Kurban Bajramit duke uruar për një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin.

Kreu i shtetit tha se edhe pse gjithnjë këtë festë e kemi kaluar të bashkuar, kësaj radhe duhet të ruajmë distancën fizike e kështu edhe shëndetin e më të dashurve.

“Një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin qoftë ky Kurban Bajram. E kemi kaluar gjithherë të bashkuar, por në këto ditë të vështira nëpër të cilin po kalon populli ynë dhe tërë bota për shkak të pandemisë, këtë herë duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve tanë. Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë”, uroi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat