Kelmendi: Urime Kurban Bajramin

Aktuale

Kelmendi: Urime Kurban Bajramin

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 08:10
Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në urimin e tij kryetari Kelmendi ka shënuar se bashkëjetesa ndërfetare është kulturë dhe traditë 500 vjeçare e popullit tonë.

Ky është urimi i Kryetarit të Partisë FJALA, Gëzim Kelmendit:

Të dashur qytetarë,

Urime Kurban Bajramin.

Ka kaluar më shumë se një shekull prej kur populli ynë në këto treva është ndarë padrejtësisht.

Shqipëria, Kosova, Kosova lindore, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, kanë qenë të bashkuar në një trup të vetëm.

Populli ynë në këto treva ka jetuar krenar, i bashkuar dhe mirënjohës ndaj dhuntive të ZOTIT.

Populli ynë për 500 vite ka jetuar me ligjin hyjnor të ZOTIT - Sheriatin , ka gëzuar kulturë të lartë të respektimit të besimeve të ndryshme. Muslimanët dhe të krishterët kanë bashkëjetuar në harmoni të plotë njëri me tjetrin, xhamitë dhe kishat ishin institucionet fetare që populli ynë i ka ruajtur dhe respektuar për ma shumë se 500 vite.

Por, kjo harmoni dhe bashkëjetesë e popullit tonë mes besimeve të ndryshme, mes muslimanëve dhe të krishterëve, nuk i pëlqente regjimeve dhe pushteteve të ndryshme.

Kështu që pas 500 viteve harmoni dhe krenari, popullin tonë e ndajnë nëpër shtete dhe territore të ndryshme. Populli ynë edhe pse i ndarë dhe sunduar nga regjimi komunist, nuk e harroi asnjëherë kulturën e lashtë 500 vjeçare.

Vazhdoi duke respektuar besimet dhe nacionalitetet e ndryshme.

Populli ynë asnjëherë nuk vrau, nuk përsekutoi dhe nuk zhvilloi gjenocid mbi një popull tjetër.

Por përkundrazi, populli ynë ishte viktimë e një regjimi të egër komunist, pastaj regjimi Millosheviqian i cili nuk kursej asgjë në trevat tona.

Sot ne jemi të lirë, ngase lirinë që na ka dhënë ZOTI, nuk ka të drejtë të na rrëmbej askush.

Sot ne jemi të lirë dhe për këtë liri u sakrifikuan shumë breza.

Sot festojmë Kurban Bajramin, por në këtë festë jemi duke u ballafaquar me një situatë jo të mirë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Si pasojë e kësaj pandemie, sot jemi të privuar nga namazet tona në xhami, nga vizitat tona tradicionale në farefis dhe dashamirë.

Lus ZOTIN e Madhëruar që kjo pandemi të largohet sa ma shpejtë nga vendi ynë dhe nga mbarë bota në përgjithësi.

ZOTI e bekoftë popullin tonë dhe të gjithë popujt tjerë kudo në botë.

Urime Kurban Bajramin.

Me respekt,

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat