Shala tregon pse doli nga Nisma, thotë se e refuzoi postin e ministrit për të votuar Qeverinë Hoti

Aktuale

Shala tregon pse doli nga Nisma, thotë se e refuzoi postin e ministrit për të votuar Qeverinë Hoti

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 08:12
Haxhi Shala

Në T7, Shala ka thënë se nuk ishte posti i ministrit arsyeja pse ai doli nga Nisma

Më herët, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kishte thënë se arsyeja që Shala ka dalë nga subjekti i tij është pasi dëshori postin e ministrit. Por Shala i mohon këto.

“Nuk është e vërtet. E keni Blerim Kucin, pyeteni atë. Ai më tha se ma lëshon postin e minsitrit nëse unë dëshiroj të jem ministër për të votuar Qeverinë Hoti. I kam thënë jo. I tregova që nuk është e vërtet. Nuk e dua postin e ministrit”, thotë ai.

“Dalja ime nga Nisma ka qenë për parime”.

Shala e kishte votuar Qeverinë Hoti eventualisht. Ai në Kuvendin e Kosovës e kishte bërë të ditur se kishte një vizitë nga ish-kryeminsitri Ramush Haradinaj, dhe presidenti hashim Thaci që e kishin bindur ta bënte këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat