Zemaj: Sot të gjithë do donim të festonim së bashku, por evitoni vizitat, na ndihmoni edhe neve!

Aktuale

Zemaj: Sot të gjithë do donim të festonim së bashku, por evitoni vizitat, na ndihmoni edhe neve!

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 09:03
Armend Zemaj

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë një postim në rrjetin social Facebook.

Duke uruar besimtarët myslimanë, ai ka falëndëruar të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, derisa ka thënë se secili prej nesh duhet të japë maksimumin që të përmirsohet kjo gjendje.

Në fund apeloi edhe për evitimin e vizitave familjare.

Ky është postimi i plotë:

Sot, në këtë festë të madhe për të gjithë besimtarët myslimanë, përveç urimit, dua t’ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj, duke e ditur se sa e rëndësishme dhe e shenjtë është kjo festë për Ju!

Të gjithë ne, do të donim që sot të takonim familjarët dhe të vazhdonim traditën tonë festive, por gjendja është kritike, prandaj secili prej nesh duhet të japë maksimumin që të përmirësohet kjo gjendje.

Ju lus që këtë Bajram ta festoni në shtëpi!
Këtë herë, urimet më të mira janë urimet nga larg!
Evitoni vizitat familjare, na ndihmoni edhe neve në luftën kundër kësaj pandemie!

Urime Festën e Kurban Bajramit!

Paçi shëndet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat