Krasniqi paralajmëron, ja çka do të ndodh pas Bajramit

Aktuale

Krasniqi paralajmëron, ja çka do të ndodh pas Bajramit

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 09:07
Valbon Krasniqi

Ushtruesi i detyrës të pozitës së drejtorit në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, sot për festë ka thënë se grumbullimi njihet si faktor shumë i lartë i infeksionit.

Krasniqi gjithashtu ka theksuar se insistojnë që qytetarët të kenë kujdes, pasi situata është e rënduar.

“Meqenëse këto festa shoqërohen me shumë vizita, me grumbullime, atëherë duhet të them se çdo grumbullim në epidemiologji njihet si faktor shumë i lartë i infeksionit. Ne po i lusim qytetarët, pasi kemi situatë shumë të rënduar, shumë më shumë se në festën e kaluar. Kjo na obligon të kemi kujdes të shtuar”, u shpreh Krasniqi.

Ai më tutje tha se sot nuk do të tregojë shifra, por se nga mbrëmë kanë hapur edhe një tjetër repart për trajtim të pacientëve me COVID-19.

“Sot me qëllim po u iki shifrave sa i kem të shtruar në klinika, por duhet të them se dje kemi vendosur të hapim edhe një repart në QKUK për pacientët me COVID-19. Kemi hapur një repart në Klinikën e Gjinekologjisë dhe tash kemi pesë të tilla për këta pacientë”, ka thënë epidemilogu Krasniqi”, tha Krasniqi në KTV. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat