Limaj: Shmangni vizitat familjare, respektoni udhëzimet e IKSHPK-së

Aktuale

Limaj: Shmangni vizitat familjare, respektoni udhëzimet e IKSHPK-së

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 09:16
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.

“Sikurse Fitër Bajrami edhe Kurban Bajrami po e gjenë vendin tonë dhe botën në përgjithësi duke u përballur me pandeminë COVID-19. Andaj, iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin vizitat familjare, dhe këtë̈ festë ta kalojmë konform udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës”.

“Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia! Urime festën e Kurban Bajramit!”, shkruan Limaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat