Edhe një vdekje nga COVID-19

Aktuale

Edhe një vdekje nga COVID-19

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Pas 15 vdekjeve që u raportuan sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike edhe një vdekje u shënua në Kamenicë.

77 vjeçari ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori klinik i këtij spitali, Ukshin Ismaili.

“Pas orës 15:00 sot ka ndërruar jetë edhe një person që ka pasë sëmundje të tjera dhe ka qenë me një anemi të rëndë që fatkeqësisht nuk mundi t’i përballojë”.

I ndjeri ka qenë i shtrirë në Repartin e Infektivës më 27 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat