Kusari Lila shpreh ngushëllime për 31 qytetarët e Kosovës që humbën betejën me coronavirusin

Aktuale

Kusari Lila shpreh ngushëllime për 31 qytetarët e Kosovës që humbën betejën me coronavirusin

Nga: D.B. Më: 31 korrik 2020 Në ora: 18:52
Mimoza Kusari

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila përmes nje postimi në facebook, ka shprehur ngushëllime për 31 qytetarët e Kosovës të cilat humbën betejën me COVID-19, gjatë dy ditëve të fundit.

Kusari-Lila mes tjerash ka thënë se sa më shpejt që qytetarët të adaptohen me realitetin e ri, aq më shpejt edhe do të dalim nga kjo situatë.

Deputetja uroi gjithashtu që të gjithë ata që janë infektuar me coronavirus të shërohen sa më shpejt.

Postimi i plotë:

“Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta për 31 jetët e humbura për dy ditët e fundit në Kosovë. Të gjithë të prekurve me këtë virus ju uroj shërim të shpejtë dhe kthim në familjet e tyre për të gjithë ata që janë të shtrirë në spital.”

“Po ballafaqohemi me një realitet të rëndë dhe të paparë deri më tani, por sa më parë që adaptohemi realitetit të ri dhe masave mbrojtëse si pjesë e përditshmërisë, aq më parë e tejkalojmë këtë periudhë të rëndë. Mbaje maskën, mbaj distancën dhe higjienën personale.a

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat