Gjithsej 227 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, në Infektivë rëndohet gjendja e pacientëve

Aktuale

Gjithsej 227 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, në Infektivë rëndohet gjendja e pacientëve

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Kosova ka shënuar sërish shifër të lartë të të vdekurve nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 persona, sipas të dhënave të IKSHPK-së, kanë vdekur nga Covid-19, duke e çuar në 227 numrin e të vdekurve.

Gjithashtu është shënuar numër i lartë i atyre që kanë rezultuar pozitivë në testet e Institutit. Nga 459 mostrat e marra të IKSHPK-së, 226 persona kanë rezultuar pozitivë.

E gjatë 24 orëve të fundit, 115 pacientë janë shëruar. Prishtina vazhdon të jetë në krye të listës me 82 raste të konfirmuara me Covid-19. Më pas janë Komuna e Podujevës me 26 raste, Fushë Kosova me 18, Mitrovica me 15 raste etj. E të premten, drejtoresha e Klinikës Infektive ka thënë se gjendja e pacientëve që po pranohen në këtë klinikë është e rënduar nga dita në ditë.

Kryeministri i Kosovës, gjatë një vizite që i ka bërë IKSHPK-së në festën e Kurban Bajramit, tha se gjendja me Covid -19 në vend është e rëndë.

Derisa ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka folur për punën dhe shtimin e kapaciteteve të QKUK-së dhe spitaleve rajonale.

Të premten, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Spitalin e Gjakovës, nga ku ka bërë thirrje që situata me koronavirus të mos përdoret politikisht dhe të mos manipulohet me numrin e vdekjeve.

Që nga fillimi i korrikut, në Kosovë, nga Covid-19 janë infektuar mbi 8 mijë persona derisa mbi 4578 janë shëruar. Ndërsa mbi 3 mijë raste mbesin aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat