3525 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

3525 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Edhe 226 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 226 raste kanë dalur pozitive,.

Kështu, numri total i rasteve pozitive është 8330 nga gjithsej 36,509 persona të dyshuar për virusin Korona.

Nga ky numër total me vdekje kanë përfunduar 227 raste, ndërsa me 115 pacientë sot, numri i të shëruarve ka mbërritur në 4578 raste.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 3525.

Pacientë të hospitalizuar janë 398 siç mund t’i shihni edhe në tabelat e mëposhtme, duke përfshirë ata në klinikat e QKUK-së dhe ata nëpër spitalet rajonale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat