Thaçi ngushëllon Ramën për humbjen e nënës

Aktuale

Thaçi ngushëllon Ramën për humbjen e nënës

Nga: E.B Më: 1 gusht 2020 Në ora: 10:31
Aneta Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, të ëmën Aneta Rama.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi rrëqethës në ‘Facebook’, ku shkruan se ajo ishte drita dhe guri këndor i shtëpisë.

Rreth këtij lajmi ka shkruar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka ngushëlluar kryeministrin Rama për humbjen e nënnës, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat