Lehona nga Gjinekologjia i shkruan Arbana Xharrës: E tmerrshme çka po bëjnë me personat me Covid-19

Aktuale

Lehona nga Gjinekologjia i shkruan Arbana Xharrës: E tmerrshme çka po bëjnë me personat me Covid-19

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2020 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një lehonë e shtrirë në repartin e Gjinekologjisë në QKUK, ka treguar shqetësimin e saj. Ajo i ka shkruar gazetares Arbana Xharra, se në repartin ku po qëndron, kanë sjellur edhe persona të infektuar me Koronavirus, përcjell Bota sot.

Sipas saj, kjo po bëhet me qëllim që të infektohen lehonat dhe fëmijët e posalindur. Gruaja në fjalë ka thënë se nuk guxon të flas, nga frika se mos përjashtohet nga spitali.

Reagimi i Xharrës në Facebook:

Një lehonë është lajmëruar nga reparti i Gjinekologjisë në QKUK, lexoni më poshtë shqetësimin e saj...Konfirmova profilin e saj nuk është i rremë dhe për shkak se ka kërkuar të mbetet anonim i kam fshehur identitetin e saj. Mediat lehtësisht mund ta verifikojnë këtë gjendje në repart, kjo është e tmerrshme.

Për më tepër, kjo grua jo vetëm që ka shqetësimin se mund të infektohet, por as nuk guxon të flas nga frika e pasojave që mund t’i ketë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat