A i shkroi Albin Kurti për t’i uruar shërim nga Covid-19, e zbulon Isa Mustafa

Aktuale

A i shkroi Albin Kurti për t’i uruar shërim nga Covid-19, e zbulon Isa Mustafa

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2020 Në ora: 11:23
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka njoftuar se është shëruar nga Koronavirusi. Ai ka bërë të ditur se në testin e fundit për Covid-19, ka dalë negativ.

Në një postim në Facebook, i pari i LDK-së ka falënderuar të gjithë liderët dhe politikanët që i uruan shërim. Por, në mesin e tyre nuk gjendet ish-partneri i koalicionit qeverisës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Ndonëse, Kurti i kishte dëshiruar shërim Mustafës, në një emision televiziv, Mustafa nuk e ka përmendur fare.

“Falënderoj Presidentin Thaçi, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Hoti, Kryeparlamentaren Osmani, Kryetarin e PDK-së, Veseli, Kryetarin e AAK-sê, Haradinaj, Kryetarin e Nismës, Limaj, kryetarin e AKR-së, Pacolli, kryetarin e Prishtinës, Ahmeti, nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Nagavci; burrështetasit shqiptarë: Presidentin Ilir Meta, Presidentin, Sali Berisha, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, Sekretarin e PS, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; si dhe ambasadorin e SHBA-së Kosnett, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abott, ambasadorin e Italisë, Orlando, ambasadori zviceran, Lebet, deputetë të pozitës dhe opozitës dhe shumë qytetarë për tregimin e kujdesit dhe urimet e tyre për shëndetin tim”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në falënderimin e tij./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat